EULEX-i bastisi zyrat e OVL-së së UÇK-së (VIDEO)

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes janë parë policë të EULEX-it të cilët kanë hyrë brenda këtyre zyrave në Prishtinë, raporton KP.

Veprimi vjen një ditë pasi Gjykata Speciale nisi me arrestimet në Kosovë. Ajo dje zyrtarizoi aktakuzën ndaj Salih Mustafës, që u arrestua në Kosovë me ndihmën e EULEX-it.

Tre herë për një periudhë jo të gjatë kohore, krerë të OVL-së së UÇK-së, kanë bërë të ditur se në zyrat e tyre kanë pranuar nga të panjohur dosje të Gjykatës Speciale ndërsa kanë njoftuar po ashtu se ato ia kanë dorëzuar hetuesve të kësaj gjykate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button