Hyka afër kalimit te Palermo!

Në një intervistë ekskluzive dhënë Mediagol. it, fantazisti Jahmir Hyka zbulon se është në bisedime me ekipin e Seria A të Palermos, për një kalim të mundshëm gjatë janarit. 

Agjenti i tij ndodhet në Itali dhe po bisedon me ekipin sicilian, në radhët e të cilit aktivizohet portieri i kombëtares, Ujkani. 

“Roli që unë preferoj, është ai pas sulmuesit, mundësisht përshtatem në një skemë 4-3-3”, tha Hyka për Mediagol. It , njofton sportnet.

“Agjenti im thotë se unë kam ngjashmëri me Lavezzin. Ju në fakt mund t?iu duket si shumë i ekzagjeruar krahasimi me argjentinasin e Napolit. Por unë e di, se më duhet të punoj shumë për të arritur nivelet e Lavezzit dhe të Messit”, theksoi Jahmir Hyka /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button