Mariçiq paralajmëroi ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe lufte

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për media paralajmëroi ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe të luftës, duke pasur parasysh se, siç tha ai, nuk dihet se çfarë na pret në të ardhmen me krizën e koronës, raporton Portalb.mk.

Ai tha se, kanë marrë mësim nga të gjithë paqartësitë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila në Maqedoninë e Veriut është e rregulluar vetëm me “një apo dy nene të Kushtetutës” dhe se është ide e mirë që së shpejti të miratohet ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe të luftës.

“Pres që shumë shpejtë të formohet grup punues dhe të bëhet konsultim me ekspertët, opozitën, presidentin e shtetit, përfaqësuesit qeveritar, të cilët ishin të kyçur në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi ministri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse prokurori publik do të zgjedhet me propozim të opozitës, tha se nuk vlerëson se prokurori duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, duke u thirrur në përvojën e zgjedhjes së prokurorit publik të PSP.

“Zgjedhja e prokurorit publik është kategori kushtetuese dhe që kjo të ndryshohet nevojitet që të ndryshohet Kushtetuta. Parimi ynë është që politika të jetë sa më larg këtyre proceseve”, tha Mariçiq.

Sa i përket reformave në gjyqësor, ai tha se në nëntor do të mbahet mbledhje e nënkomitetit për kapitullin 23 dhe se do të diskutohen të gjitha prioritetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button