Iliev: Bullgaria mund të ngelet vetëm me mosmarrëveshjen me RMV-në

Bullgaria mund të ngelet vetëm me mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, vlerëson Kiril Iliev, historian nga Instituti për studime ballkanike në Akademinë shkencore të Bullgarisë, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

Iliev në një deklaratë për TV Blumberg, duke komentuar pozitën e Bullgarisë kundrejt Shkupit dhe qëndrimin e Gjermanisë si kryesues aktual me EU-në që nuk duhet të vendosen kriteriume të reja, thekson se Bullgaria nuk ka koncept të qartë për qëllimet të cilat dëshiron ti arrije në raport me Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria, në përgjithësi nuk ka një politikë e cila do të qëndronte në qëndrimet e saja dhe nuk do të dilte nga ata, Bullgarët janë emocional për pyetjet në lidhje me maqedoninë, për Maqedoninë e Veriut, përderisa shtetet fqinje si Serbia dhe Greqia qëndrojnë pragmatike, sipas interesit të tyre” tha Iliev.

Në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, sipas Ilievskit, ka parti dhe individ të cilëve e gjithë jeta politike ju mvaret nga ky problem.

“Nuk ekziston parti politike në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk e shfrytëzon historinë si ideologji të veten, mirëpo në formën si ju konvenon atyre” tha Iliev.

Ai vlerëson se debati historik në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të shmanget, për shkak se mosmarrëveshje ka nga të dy shtetet.

Ai vlerëson se debati historik në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mund të i iket, për shkak se problemi qëndron në të dy shtetet.

Moszgjidhja e mosmarrëveshjeve historike, sipas tij, do ti lë maqedonasit të vazhdojnë të kenë mendimin më të keq për Bullgarinë dhe ta pranojnë si shtet negativ. “Duhet të zgjidhen problemet historike që të mos ngelemi para maqedonasve të tanishëm si mongol, fashist, okupator apo komunist” kjo është etiketë e keqe, tha Iliev.

Historiani bullgar shpreson që Komisioni i formuar nga ekspertë nga të dy shtetet sa më shpejtë do të vazhdoje me punë dhe do të zgjidhe mosmarrëveshjet.

Ndryshe, disa ditë më herët, zëvendëskryeministri dhe ministi i Mbrojtjes të Bullgarisë, Krasimir Krakaçanov, deklaroi se Bullgaria nuk do të kundërshtoje, por do të thotë se nuk është koha që të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillim të negociatave për qasjen e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, dje gjatë konferencës së përbashkët për media me euroambasadorin e ri, David Geer, theksoi nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë duke paralajmëruar një vizitë në Sofje në fillim të muajin nëntor. Kreu i qeverisë maqedonase tha se dallimet nuk duhet të heshten siç ka ndodhur në të kaluarën. I pyetur se si i vlerëson këmbënguljen e palës bullgare e cila me çdo kusht insiston që pala maqedonas të heq dorë nga Goce Dellçev, ai deklaroi se Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, megjithatë, Zaev tha se është fakt se edhe bullgarët e vlerësojnë Dellçevin për revolucionar të tyre.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button