RMV: Pesë ditë që pacientët kalojnë në Klinikën infektive, shtetit i kushton 41.250 denarë, ja çmimi në spitalet tjera

Pesë ditë trajtim në spitalet shtetërore për personat pozitiv me virusin korona i kishton shtetit gjithsej 41.250 denarë, ndërkaq në spitalet tjera ku trajtohen këta pacientë -30.844 denarë. Çmimi për trajtim në respirator është 76.375 denarë deri në 305.500 në qoftë se pacienti është në respirator më shumë se 15 ditë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Kjo sipas çmimeve të reja të cilat Fondi për Shëndetësi i përpunoi, me qëllimin që në formë reale të kalkulohen harxhimet për pacientët me virusin korona, për shkak se bëhet fjalë për sëmundje të re e cila nuk ka çmimore për shërbime spitalore, nga Fondi thonë se spitalet deri tani në mënyrë joreale i kanë faturuar harxhimet e të sëmurëve nga virusi korona.

Kovid-19 edhe pse është virus, nuk mund të faturohet sipas çmimit e cila para krizës me virusin korona është konsideruar si trajtim nga një sëmundje virusore. Ajo ishte 26.601 denarë ndërkaq sot harxhimet janë shumë më të mëdha. Marrë parasysh situatën momentale të shtetit në lidhje me pandeminë me virusin korona. Klinika për sëmundje infektive ka dërguar kërkesë për rritjen e çmimit referues me të dhëna reale për harxhimet për pacientët nga fillimi i pandemisë.

“Trajtimi i pacientëve me kovid-19 është shumë ndryshe, filluar nga masa e barnave të cilat përdoren, mjete tjera shtesë, deri te protokollet për mbrojtje të personelit mjekësor dhe jo mjekësor. E gjithë kjo në formë drastike i rrit harxhimet për trajtimin e pacientit, për këtë shkak erdhi deri te nevoja për ndryshim të çmimit” thanë nga Fondi për Shëndetësi.

Foto: SDK.
Foto: SDK

Në fund të gjithë këta harxhime specifike janë mbledhur bashkë nga ku ka dalë çmimi 11.750 denarë për një ditë trajtimi në spital për pacientët me virusin korona. Sipas të dhënave për atë se sa netë janë kaluar nga të infektuarit me kovid-19 janë bërë disa kalkulime. Kështu, për trajtimin e pacientit në Spitalin Infektiv për 5 ditë kushton 41.125 denarë, nga 6 deri në 10 ditë 82.250 denarë, nga 11 deri në 15 ditë 141.000 ndërkaq më shumë se 15 ditë, 211.500. në Kovid Qendrën e Spitalit Shtetëror “8 Shtatori”, në Shkup dhe spitalet tjera është më lirë, apo për pesë ditë 30.844 denarë, nga 6 deri në 10 ditë 61.688 denarë, nga 11 deri në 15 ditë 105.750 denarë dhe më shumë se 15 ditë, 158.625 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button