Gjoka: Mourinho më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur

Shkëndija i jep lamtumirën Ligës së Evropës me kokën lart, pasi u eliminua nga një kundërshtar si Tottenham Hotspur, ndërsa trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka foli për SuperSport ku rrëfeu emocionet e kësaj përballjeje dhe bisedën me një emër si Jose Mourinho, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“(Mourinho) erdhi për të më dhënë dorën dhe më komplimentoi për ndeshjen që bëmë. Më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur edhe nga ana jonë”.

“Mendoj se luajtëm mirë, vramë frikën për kundërshtarin që kishim përballë dhe provuam të bëjmë ndeshjen tonë. Natyrisht që dihej cilësia e kundërshtarit, por ne provuam vazhdimisht të luajmë dhe t’ua komplikojmë punën”.

“Edhe goli i dytë i pësuar u duk pak naiv ashtu si i pari… Kur pëson, të gjithë golat duken të lehtë dhe naivë, por në fakt do të më pëlqente të mos ishim ndëshkuar aq shpejt, pasi do të na kishte ndihmuar të kishim më shumë siguri në fushë”.

“E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinhon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”.

“Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë. Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Evropë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë”, ka deklaruar trajneri i Shkëndijës pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button