fbpx

Shekerinska: Presim që miqtë tanë ta ndihmojnë rajonin, e jo ta pengojnë

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska deklaroi se pret që aleatët dhe miqtë e tyre t’i ndihmojnë rajonit, e jo ta pengojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shekerinska në konferencën për media u përqendrua në deklaratat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, i cili tha se nuk është koha për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Deklaratat e tilla nuk janë në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, nuk ndihmojnë. Nëse diçka mësuam gjithë këto 30 vite turbulente ballkanike është ajo se emocionet nuk janë aleat i mirë në zgjidhjen e çështjeve bilaterale”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se treguam se me të gjithë fqinjët mund të jenë miq.

“Treguam se dëshirojmë dhe jemi të gatshëm të investojmë në marrëdhënie të tilla aleate dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej një politikë të tillë. Presim që aleatët dhe miqtë tanë t’i ndihmojnë rajonit, e jo ta pengojnë atë”, theksoi Shekerinska.

Ministrja tha se mënyra e vetme që t’i ndihmojmë këtij rajoni është që t’i jepet shansi për të pasur të ardhme më të mirë dhe evropiane, duke shprehur se të gjitha vendet, përfshirë edhe Bullgarinë mike do të funksionojnë në këtë mënyrë.

“Tani është momenti kur shihet dhe vlerësohet se sa me të vërtetë dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne testin tonë e kaluam”, shtoi Shekerinska.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close