30 ditë paraburgim në Shuto Orizarë për katër të dyshuarit për plaçkitje në Tetovë

Nga tridhjetë ditë paraburgim, u është caktuar katër nga pesë të arrestuarit dhe të dyshuarit për një plaçkitje në gusht në Tetovë, transmeton MIA. Pesë të dyshuarit pas arrestimit të djeshëm këtë pasdite u sollën para gjykatësit në procedurë paraprake i cili vendosi që të katër duhet të mbahen në paraburgim, dhe njëri prej tyre që nuk është i rritur, të konfirmohet përgjegjësia në procedurë të rregullt.

Katër persona I.S (20), A.SH (23), XH.SH (18), A.O (38) të cilëve iu përcaktua masa paraburgim prej 30 ditësh janë vendosur në institucionin ndëshkues përmirësues Shkup në lagjen Shuto Orizarë, kumtuan nga SPB Tetovë.

Pesë personat dyshohen për plaçkitje kur nga një banesë në qytet me kërcënim me armë kanë marrë para, telefon dhe stoli ari nga një grua 47 vjeçare dhe vajza e tyre minorene të cilat kanë qenë në shtëpi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button