fbpx

OVL e UÇK-së e shqetësuar me arrestimin e Mustafës, paralajmëron protesta

Komandant Cali, ashtu siç është njohur Salih Mustafa, ish-eprori i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim që nga viti 1988.

Pesë vjet më vonë ai është arrestuar nga regjimi i Slobodan Milosheviqit për veprimtari ilegale, derisa është dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës, raporton KTV.

Ai ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK-së.

Pas luftës ai shërbeu edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës si shef i Inteligjencës.

Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë paralajmëruar edhe organizime të mundshme për të shprehur pakënaqësinë e tyre me veprimet e fundit të Speciales.

Disa nga bashkëpunëtorët e tij të asaj kohe, të kontaktuar nga KOHA, nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

E publicisti Shkëlzen Gashi ka shkruar në Facebook se e ka njohur Mustafën, sepse në vitet ‘90 e kishte fqinj.

Gashi tha se e ka të vështirë të besojë se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

“Mes tjerash, sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close