Lajçak: Të hënën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të lartë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në mes të përfaqësuesve të këtyre dy vendeve do të zhvillohet të hënën (28 shtator), në Bruksel, transmeton OraNews.

Ai ka thënë se temë e diskutimit do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore.

“Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button