U zbulua laboratori i drogës në Vizbeg të Shkupit, u arrestuan tre persona (VIDEO)

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se sot është zbuluar një laborator droge në Vizbeg të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Gjatë bastisjes u arrestuan tre persona.

“Më 24 shtator, rreth orës 15:00, në Vizbeg, Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e 38 vjeçarit I.P.”, raportojnë nga MPB-ja, duke sqaruar se në oborrin e tij janë gjetur bimë të marihuanës dhe mini-laborator për prodhimin e vajit.

MPB-ja raportoi se gjithashtu është arrestuar edhe 38 vjeçari P.V. dhe 39 vjeçari G.J. ndërkohë në shtëpinë e këtij të fundit është gjetur marihuanë e përgatitur për shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button