Gjermania i dhuroi Maqedonisë së Veriut tetë respiratorë

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, pas takimit me ambasadoren gjermane në Shkup, Anke Hollshtajn, raportoi se janë pranuar tetë aparat respirator si donacion nga ambasada gjermanë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për tetë aparate respiratorë, lloji Dreger Evita V 600, që kanë një modul si për kujdesin invaziv ashtu e për atë joinvaziv. Me këtë donacion, forcohet kapaciteti i institucioneve shëndetësore publike në vend. Vlera e përgjithshme e donacionit arrin mbi 230 mijë euro, e cila është siguruar përmes THW”, raportojnë nga MSH-ja.

Ambasadorja Hollshtajn raportoi se Gjermania e ka ndihmuar rajonin me 15 milionë euro, ndërsa një e treta e 3.3 miliardë eurove që janë donacionit nga BE-ja, janë nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button