Njeriu nuk peshohet nga fjalët por nga veprat   

Njeriun në jetë e bënë të veçantë është sinqeriteti dhe thjeshtësia dhe mbajtja e  fjalës së dhënë. Ngase njeriu që i ka këto tre tipare në jetë çdo herë do të jetë i respektuar dhe do ti respektojë të tjerët. Sinqeriteti tek njeriu është çelsi i çdo gjëje që ai do veproje me të tjerët.

Sot në botë asgjë nuk varet nga sjellja por nga paraja dhe interesi. Është e vërtet që njeriu nuk peshohet nga fjala por nga veprat e tij, edhe pse ndonjëherë ai peshohet edhe nga fjala qe del nga goja e tij (njeriut).

Fjala e mirë çdo herë  të nxjerrë në dritë.

Njeriu ndonjëherë është i lumtur por  ndonjëherë i mërzitur. Ne nuk duhet harruar asnjëherë se çdo veprim i joni ndikon si në të mir po edhe për të keq në jetën e të tjerëve. Ne çdo herë duhet të buzëqeshmi si në momentet e vështira po edhe në ato të mir, ne duhet të veprojmë drejt sepse çdo gjë peshon. Për të vepruar drejtë duhet që të jesh besnik në fjalën që e ke dhënë. Sepse njeriu shpreson në fjalën tënde, ai beson në ty, por ne ndonjëherë nuk jemi në gjendje të veprojmë asnjë hapë për ta mbajtur fjalën e dhënë.

Ne harojmë të ndalojmë dhe të të mendojmë. A thua vallë ai person është budalla që mban shprese, e që na  besoi si ndjehet kur ne e thyejmë fjalën e dhënë. Për fat të keq në jetën e sotshme është shtuar xhelozia, urrejtja, fjalët e kota që dojnë të mposhtin dikë vetëm e vetëm mos të ketë sukses në jet.  Por ne nuk duhet harruar se veprat tona pa marrë parasysh të mira ose të këqija gjithmonë do të na shoqërojnë në jetë.

Shkruan: Amra Ibraimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button