RMV, 2 persona me KOVID 19 ndërruan jetë – 152 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut dy persona kanë ndërruar jetë, 152 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 126 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve në RMV ka arritur në 17.200, të shëruarve në 14.312, të vdekurve në 712, ndërkaq për momentin ka 2.176 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë një 77-vjeçar nga Ohri dhe një 62-vjeçar nga Radovishi”, thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 58
  • Koçan 18
  • Strumicë 14
  • Gjevgjeli 6
  • Strugë 6
  • Shtip 5
  • Kumanovë 5
  • Tetovë 5
  • Manastir 5
  • Prilep 4
  • Berovë 4
  • Vallandovë 4
  • Dellçevë 3
  • Sveti Nikole 3
  • Ohër 3
  • Kërçovë 2
  • Dibër 2
  • Kavadar 2
  • Gostivar 1
  • Probishtip 1
  • Veles 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 32
  • Kumanovë 17
  • Gjevgjeli 15
  • Prilep 7
  • Tetovë 7
  • Koçan 7
  • Strugë 6
  • Strumicë 5
  • Pehçevë 5
  • Veles 4
  • Vinicë 3
  • Ohër 2
  • Berovë 2
  • Kriva Pallankë 2
  • Probishtip 1
  • Gostivar 1
  • Manastir 1
  • Dellçevë 1
  • Kratovë 1
  • Sveti Nikole 1
  • Kërçovë 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.630 testime, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 181.034 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button