Edgar Çani në Catania

Përforcim i rëndësishëm në sulm për Katanian. Klubi sicilian ka zyrtarizuar blerjen e Edgar Çanit, sulmuesi shqiptar i datëlindjes 1989, karriera futbollistike e të cilit është zhvilluar e gjitha në Itali, me përjashtim të një eksperience të shkurtër në klubin e tij të fundit, Polonia Varshavës. 

“Klubi Katanias komunikon se ka nënshkruar një kontratë ekonomike me lojtarin shqiptar Edgar Çani, e vlefshme deri në 30 qershor 2016. Lojtari, në muajin e shkuar, ka zgjidhur në dakordësi të plotë me klubin e Polonia Varshavës kontratën e tij”.

Përpara se të zbresë në fushën e lojës, ndërkohë, duhet të pritet zyrtarizimi transferimit, sic saktësohet më tej në komunikatën zyrtare: Në respektim të rregullave ndërkombëtare lojtari do të stërvitet me skuadrën dhe si rrjedhojë do të duhet të presë Transferimin Ndërkombëtar, që do të lëshohet nga zyra e FIFA, me shumë mundësi në një afat maksimal 20/30 ditor”. 

Çani është prezantuar zyrtarisht ditën e martë, do të jetë rivali i Bergesios për rolin e pykës dhe do të marrë vendin e japonesit Morimoto, që është transferuar te Al Nasr. Në kampionatin italian qëndërsulmuesi kombëtares së De Biazit ka pasur eksperienca me Peskarën, Palermon, Askolin, Padovan, Piacensan dhe Modenan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button