Është arritur marrëveshje për dhënien e lejes ndërtimore nga komuna e Gostivarit për për sanimin e Rusinos

Ministria i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sot i ka pranuar në takim konsultativ, përfaqësuesit e iniciativës qytetare “Stop Rusino” dhe kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Ekonomike të Zvicrës dhe përfaqësuesit nga projekti për vendosjen e Sistemit të Integruar Rajonal për Menaxhim me Mbeturinat në Rajonin e Pollogut.

Në mbledhje, të pranishmit, kanë shprehur gatishmëri për zgjidhje të problemit dhe janë pajtuar që kryetari Taravari menjëherë ta nënshkruajë lejen ndërtimore për fillimin e zbatimit të masave të shpejta për sanimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Rusino.

Palët e përfshira gjithashtu janë pajtuar për Planin Rajonal për Menaxhim me Mbeturinat në Rajonin e Pollogut, të plotësuar me plan për gjetjen e lokacionit të ri në afat prej pesë viteve, të miratohet nga të gjitha komunat e Rajonit.

“Pastaj ajo është theksuar rëndësia thelbësore e miratimit të Planit Rajonal për Menaxhim me Mbeturinat në Rajonin e Pollogut i cili tanimë është miratuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor dhe i cili pritet që të miratohet nga këshillat e çdo komune të këtij rajoni, duke e përfshirë edhe atë të Gostivarit që është parakusht për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të planifikuar në fazën e dytë të këtij projekti. Faza e dytë përfshinë ndërtim të deponisë standardizuese me impiant për trajtimin e mbeturinave, ndërtimin e stacioneve mbingarkuese, furnizim të kamionëve për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave, furnizim të kontejnerëve për seleksionim të mbeturinave dhe mbyllje të plotë të 74 deponive të egra ekzistuese dhe strehimi i të njëjtave në rajon”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button