RMV: Është ulur çmimi i testit PCR për kovid-19 për 50%, fondi do të mbuloje pjesën tjetër në laboratorët shtetërorë

Fondi për shëndetësi vendosi çmim të ri dhe më të lire për testen e kovid-19. Testimi I të gjithë pacientëve të dyshuar për kovid-19 në spitalet publike vazhdon të ngelet pa pagesë, por në vend të 3.600 denarë, çmimi referues i cili do të ju kthehet spitaleve dhe laboratorëve për testim PCR, do të jetë  1.850 denarë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Siç shpjegojnë nga Fondi i Shëndetësisë, çmimi referues më i lirë është për shkak të harxhimeve më të vogla për shkak të harxhimeve të vogla për materiale tjera mjekësore dhe arsye tjera.

“Marrë parasysh situatën momentale me pandeminë e virusit korona dhe nevojën për rritjen e pacientëve për të cilët është e nevojshme të kryhet diagnozë molekulare për detektim të virusit, si dhe kyçjen edhe të spitaleve private dhe laboratorëve, të cilët e ofrojnë këtë shërbim, Komisioni për çmime bëri revizion të çmimit ekzistues. Në këshillin e Fondit për Shëndetësi u vendos që të vendoset shërbim i ri për detektim të kovid-19 me PVR” deklaruan nga Fondi i Shëndetësisë.

Para caktimit të çmimit janë analizuar harxhimet reale të laboratorëve privat, Instituti për shëndet publik dhe MANU, në çmimin e ri është marrë parasysh harxhimi për personelin, harxhimet e përgjithshme dhe të materialit harxhues për bërjen e testit, harxhimet për personelin janë konsideruar si 125 denarë, harxhimet e përgjithshme 205 denarë, ndërkaq materialet për bërjen e testit 1.520 denarë, dhe këshu u vendos që çmimi për testin PCR të jetë 1.850 denarë.

Nga fillimi i pandemisë deri tani, gjithsej janë kryer 176.000 PCR teste. Sipas statistikave të Institutit për Shëndet Publik, (55%) prej tyre janë bë në spitale publike. Por, ditëve të fundit po bëhen më shumë testime në spitalet private dhe laboratorët se sa në ato publike për shkak se për të marrë termin për testim falas në spital publik, pacientët duhet të kalojnë një anketë epidemiologjike te mjekët amë. Në qoftë se pacienti ka vetëm një simptomë përveç rritjes së temperaturës mbi 37.5, për shembull humbja e shijes dhe aromës, kjo nuk është e mjaftueshme për të kaluar algoritmi. Ata të cilët kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar, por nuk kanë simptome, gjithashtu nuk e kalojnë testin epidemiologjik dhe kështu nuk do të testohen.

Nga Fondi për Shëndet Publik presin që ulja e çmimit të testit PCR në Spitalet Publike do të zvogëloje edhe në laboratorët privat të cilët sot e kësaj dite marin nga 3.500 deri në 4.000 denarë për një test, në disa raste edhe nga 9.000 denarë për rezultat të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button