Carovska – mësimdhënësit: E rëndësishme është të gjithë të tregojmë kujdes për fëmijët, mësimi të fillojë pavarësisht të gjitha sfidave

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe Zëvendësministri Arafat Shabani me Kryetarin e Kisella Vodës Filip Temelkovski dhe Kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedelkov sot e vizituan shkollën fillore Nevena Georgieva Dunja, ku biseduan me mësimdhënësit për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor. Ministrja Carovska theksoi se ky vit shkollor fillon në kushte pandemie, me shumë sfida, por ajo që është e rëndësishme është që të gjithë të tregojmë kujdes për fëmijët dhe zhvillimin e tyre dhe për këtë arsye mësimi duhet të fillojë.

“Kaloi trajnimi i trajnuesve kombëtarë, secili trajnimet e reja për 40 mësimdhënës, që do të thotë rreth 1,600 mësimdhënës, të cilët tani po e ulin trajnimin në vetë shkollat. Nga sot, për qasjen e fjalëkalimeve të nxënësve do të dorëzohen tek Drejtorët dhe ato duhet të ulin në nivel të klasave, që të mund të hyjmë në testimin e platformës dhe ngarkesën e saj, në mënyrë që të shohim performancat. “I gjithë procesi është dinamik, e udhëheqim në mënyrë transparente,” deklaroi Ministrja Carovska.

Viti shkollor 2020/2021 bart shumë sfida, ndërsa ministresh e theksoi gatishmërinë për përshtatjet në pajtim me ndryshimet e gjendjes epidemiologjike.

“Që ky proces të jetë i suksesshëm dhe të kemi një vit të mirë shkollor 2020/2021,  vërtet na nevojitet që të gjithë mësimdhënësit, të gjithë Drejtorët, sindikata, prindërit dhe nxënësit të mund të përshtaten në pajtim me kushtet tjera. “Covid është situatë që ne duhet  me forca të përbashkëta ta kalojmë  më së miri që mundemi, natyrisht që të kujdesemi për shëndetin e mësimdhënësve dhe nxënësve por gjithashtu të kujdesemi që arsimi të rrjedhë me një cilësi që mund të sigurohet në një pandemi të tillë”, theksoi Carovska.

Kryetari i komunës së Kisella Vodës, Temelkovski, tha se kjo është një nga koordinimet e rregullta me MASH-in për zhvillimin e përgatitjeve dhe veprimin sipas protokolleve për fillimin e mësimit.

“Komuna e Kisella Vodës në mënyrë të plotë i respekton rekomandimet. Për më tepër si komunë, me një rebalanc të buxhetit, për të gjitha shkollat ​​komunale do të sigurojmë mjete ndihmëse teknike shtesë për siguri, në mënyrë që të gjitha shkollat do ​​të jenë plotësisht të përgatitura që të mund të fillojnë me mësim online. “Vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit midis të gjitha ministrive dhe institucioneve munde më lehtë ta kalojmë këtë situatë dhe të sigurojmë edukim cilësor për më të rinjtë ndërsa kjoi është qëllimi themelor i çdo shkolle,” deklaroi Temelkovski.

Për sindikatën, është e rëndësishme që të gjithë faktorët në procesin edukativo-arsimor të punojnë së bashku, sepse vetëm kështu mund, në periudhë të pandemisë, të fillojë në kohë dhe me sukses viti i ri shkollor.

“Në frymën e dialogut korrekt social dhe partneritetit, sot jemi këtu më tepër partnerë socialë në disa nivele, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt të involvuar në përgatitjen dhe realizimin e procesit arsimor.

Ne, si Sindikatë, organizatë që kujdeset për sigurimin e të drejtave të anëtarëve tanë, të punonjësve, sot mund të konstatojmë në lidhje me përgatitjen e kësaj shkolle fillore, kuptohet edhe të shkollave të tjera fillore dhe të mesme në nivel kombëtar, deri ku janë përgatitjet në në lidhje të sigurimit të masave nga protokollet, përgatitjet për sigurim mbështetja teknike për mësimin online, deri ku janë rekomandimet për sigurim të mjedisi të shëndetshëm të punës në periudhë të pandemisë, si do të organizohet mësimi fizik, si do të ndahen grupet, si do të funksionon mësimi online. Ky është një shembull i mirë në bashkëpunim të përbashkët të të gjithë faktorët në procesin edukativo-arsimor. Ne si Sindikatë jemi këtu për të ndihmuar pushtetet aktuale që e kanë përgjegjësinë më të madhe për sigurim, kushte korrekte për fillimin e vitit shkollor. “Këtu jemi për të qenë korrektorë, të jemi të zëshëm, për të sugjeruar gjithçka që nuk është bërë dhe që duhet të bëhet të gjithë bashkërisht , në mënyrë të sigurt dhe me sukses do të fillojmë dhe të përfundojmë këtë vit shkollor”, deklaroi Nedelkov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button