Chelsea nënshkroi kontratë me portierin Edouard Mendy nga Rennes

Klubi futbollistik anglez, Chelsea sot njoftoi se ka nënshkruar me portierin Edouard Mendy një kontratë 5 vjeçare nga klubi i Ligës franceze 1, Rennes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përfaqësuesi i Senegalit ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare në Stamford Bridge dhe do të konkurrojë me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero për të siguruar një vend në sezonin që vjen”, tha skuadra e Premier Ligës.

Mendy tha se është i lumtur që do të transferohet në Chelsea.

“Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre emocionuese dhe të punoj me Frank Lampard dhe të gjithë stafin e tij teknik. Pres që të takoj shokët e mi të ekipit dhe mezi pres të filloj”, shtoi ai.

Portieri 28-vjeçar u bashkua me Rennes në gusht 2019 dhe luajti 34 ndeshje për klubin francez.

Mendy do të konkurrojë me portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga, i cili u bashkua me “të kaltërtit” për një shumë rekorde për një portier në vitin 2018.

Por, pasi nuk arriti të përmbushë pritjet, Kepa është dëshpëruar për performancën e tij të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button