Hallka më e dobët e administratës publike në RMV: Politizimi gjatë punësimit, nepotizmi dhe klientelizmi

“Kronizmi, nepotizmi, klientelizi, autorizimet diskrecionale, politizimi gjatë punësimit në sektorin publik e paraqesin hallkën më të dobët në realizimin e administratës publike profesionale dhe efikase”, kështu deklaron kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska gjatë publikimit të raportit të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat për punësim, me fokus të veçantë të nepotizmit, kronizmit dhe klientelizmit”, të cilin e kanë realizuar bashkë me Transparency International (TIM) dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, njofton Portalb.mk.

Sipas Ivanovskës, kjo shprehet pas rritjes së numrit të të punësuarve në sektorin publik, sigurimin e sigurimin e kualitetit të shërbimeve publike dhe seleksionimin jokualitativ.

Kryetarja e TIM, Sllagjana Taseva kërkoi që të aktivizohen institucionet shtetërore për sigurimin e reformave.

“Shteti duhet të sigurojë reformë kualitative në punësime, a me ndërmarrjen e aktiviteteve në rekomandimet, do të ndikohet në zvogëlimin e korrupsionit në sektorin publik në mënyrë që të ulet monopoli dhe diskrecioni në vendosje, a do të përforcohet përgjegjësia, integriteti dhe transparenca e institucioneve të cilët janë pjesë e sektorit publik”, Taseva.

“Në praktikë do të thotë se çdokush do të japë përgjegjësi për procedurat e tij dhe në fund tërë atë që e punojnë organet publike të jetë publikisht e qasshme në ueb-faqet e organeve. Në këtë mënyrë do të rritet integriteti në sistemin administrativ, që nga ana tjetër, do të shprehet ndaj përforcimit të besueshmërisë së qytetarëve në institucionet. Vetëm nëpërmjet përforcimit të integritetit të institucioneve dhe të të punësuarve, nëpërmjet zvogëlimit të autorizimeve diskrecionale dhe nëpërmjet formimit të mekanizmave për paraqitjeve të paligjshmërive në procedurat për rigrupim të kuadrove, mund të ndikohet ndaj zvogëlimit të klientelizmit, nepotizmit dhe kronizmit në procedurat për punësim në sektorin publik”, thuhet në konkluzionin e përbashkët të Ivanovskës dhe Tasevës.

Nga ky projekt janë dhënë gjithsej 42 rekomandime përkatëse me 151 aktivitete të propozuara të cilat duhet të ndërmerren për tejkalimin e pikave të cenueshme në procedurat për punësim, avancim dhe mobilitet të zyrtarëve administrativ. Lista, siç thonë ata, nuk është përfundimtare.

Rekomandimet janë të grupuara në katër grupe:

  1. Procedurat për plotësimin e vendeve të punës, nëpërmjet procedurës së punësimit, avancimit dhe mobilitetit të të punësuarve në sektorin publik;
  2. Profesionaliteti dhe kompetenca e kuadrove në administratën publike
  3. Zgjedhja dhe emërimi i funksionarëve në ndërmarrjet publike, institucionet publike, organet e pavarura shtetërore dhe trupat rregullator dhe zgjedhja e anëtarëve të bordeve drejtuese;
  4. Përforcimi i mekanizmave kontrollues në procedurat për punësim, avancim dhe mobilitet të zyrtarëve administrativ.

“Qëllimet e rekomandimeve dhe aktiviteteve janë që të zbatohen në kohë dhe të krijohet kornizë ligjore në të cilën nuk do të ketë zbrazëtira ligjore, mëdyshje, joprecizim të procedurave, autorizime diskrecionale me të cilat lihet hapësirë për veprim korruptiv, rritje të llogaridhënies të organeve kompetente për kontroll dhe mbikëqyrje, nëpërmjet rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të mekanizmave kontrollues me të cilat disponohet, përforcim të integritetit të institucioneve, përforcim të integritetit, profeisonalitetit dhe kompetencës të zyrtarëve administrativ, zgjidhje të problemit me punësimin e përkohshëm dhe numrin jo të barabartë të të punësuarve, kthimin e besueshmërisë së qytetarëve te institucionet”, thuhet në kumtesën e përbashkët të TIM dhe Antikorrupsionit.

Rekomandimet kryesore:

  • Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zyrtarët Administrativ, Ligjit për të Punësuar në Sektorin Publik, për Ndërmarrjet Publike, për Institucionet Publike dhe tjera materiale të cilat tangojnë disa çështje të caktuara të theksuara në rekomandime;
  • Harmonizim të legjislatives ekzistuese
  • Kontroll efikas dhe efektiv mbi aktet nënligjore, veçmas në lidhje me kufizimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Rregulloreve për Sistematizim të vendeve të punës vetëm në bazë të dhënies së plotë të arsyetimit
  • Aktet për sistematizim të vendeve të punës të harmanizohen me Klasifikimin Fraskatiev dhe lloji i arsimimit të jetë përkatës me detyrat që duhet t’i kryejë zyrtari;
  • Standardizim të rregulloreve për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës në nivel lokal;
  • Riorganizim institucional dhe optimizim të sektorit publik
  • Kufizim të të punësuarve në kohë të caktuar nëpërmjet Agjencisë për punësim të përkohshëm;
  • Miratim i Ligjin për rroga në sektorin publik
  • Largim të vendosjeve diskrecionale në procedurën për mobilitet të të punësuarve dhe funksion efikas të listës së transferimit për shkarkime të mundshme
  • Kritere për shpallje interne;
  • Të rregullohet dhe unifikohet procedura për zgjedhje dhe emërim të funksionarëve në organet e pavarura shtetërore dhe trupat rregullator
  • Të përforcohet puna sektoriale mes institucioneve dhe të përfshirëve në procedurat për plotësim të vendeve të punës – me qëllim që të tejkalohen mëdyshjet, paqartësitë dhe dhëniet e rekomandimeve rreth kompetencave të tyre dhe të harmonizohen kompetencat e përbashkëta dhe të arrihet efikasiteti dhe efektiviteti në punësimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button