fbpx

Hulumtim: ShBA, Turqia dhe Bullgaria shtetet me prezencë ndërkombëtare më të lartë në Maqedoninë e Veriut

Institutit Prespa ka publikuar së fundmi një hulumtim në lidhje me indeksin e prezencës ndërkombëtare në vend për vitin 2019 sipas të cilit, vërehet stabilizim i prezencës së Turqisë, kthimit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përforcim serioz i Bullgarisë, shkruan Portalb.mk.

Tre shtetet e ranguara më lartë nga indeksi për prezencë ndërkombëtare prezencën e saj agregate e tregojnë:

  • Turqia me 627,6 pikë të indeksit;
  • SHBA me 610,2  dhe
  • Bullgaria me 600,3 të indeksit.

Kjo flet për atë se sa Maqedonia e Veriut është shtet atraktiv gjeostrategjik.

10 shtetet të ranguara më lartë na ndihmojnë në nxjerrjen e 4 konkludimeve;

E para, dominimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është më se i dukshëm. Unioni njihet si miku më i madh i shtetit për pothuajse 1/5 e qytetarëve. E dyta, është vërejtur prezencë e fqinjëve me tre prej pesë fqinjëve direkt (Serbia Bullgaria dhe Shqipëria) në listë, si dhe e shteteve të ish Jusgollavisë, me tre prej shtatë trashëgimtareve ( Serbia, Sllovenia dhe Kroacia) në listë. E treta, fuqitë e vjetra apo perëndimore kanë prezencë dominuese në Maqedoninë e Veriut. Vetëm tre prej 10 vendeve të ranguara më lartë nuk janë anëtare e BE-së (Turqia, Serbia dhe Shqipëria, njëra nuk është anëtare e NATO-s (Serbia), përkatësisht 4 nuk gjenden në mesin e 50 vendeve të ranguara më mirë në indeksin e demokracisë (Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia), ndërsa njëra prej tyre (Turqia) gjendet në kufirin e regjimeve autoritare. E katërta, prezencë të dy anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së (SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar), apo tre nga aktorët global, përkatësisht të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkaur dhe Turqisë”, thuhet në hulumtim.

Sa i përket prezencës ekonomike, në kreun e listës për vitin 2019 gjendet Gjermania, e dyta është SHBA, e treta është Turqia ndërsa më pas vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

“Sa i përket prezencës politike për vitin 2019, indeksi për prezencë ndërkombëtare e rangon në vend të parë Bullgarinë me 676,5 pikë të indeksit, në vend të dytë ndodhet Turqia me 645,2 pikë, ndërsa në vend të tretë është Sllovenia me 609,5 pikë. Pesë vendet e para i rrumbullakësojnë SHBA-ja me 581,5 pikë dhe Gjermania me 522,6 pikë”, thuhet në hulumtim.

Vetëm Mbretëria e Bashkuar nuk ndodhet në listën e 10 shteteve të para, ndërsa Rusia për herë të parë paraqitet në topa 10 shtetet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close