Egjipt, 7 të vdekur në përpjekjen për arratisje nga burgu

Tre oficerë të policisë dhe 4 të burgosur u vranë gjatë një përpjekjeje për arratisje nga një burg në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katër të burgosurit, të cilët ishin dënuar të gjithë me vdekje, u përpoqën të arratisen të mërkurën nga burgu Tora i cili ndodhet në jug të Kajros dhe është burgu më i fortifikuar në vend, raportoi gazeta javore shtetërore “Akhbar el-Yom”.

Emrat e të burgosurve u konfirmuan si Assayed Mohammad, Ammar Assayed, Hasan Morsi dhe Madeih Alaa’eddin.

Nuk u raportua për detajet ose informacionet se për çka ishin akuzuar ose ndonjë version nga qeveria ose familjet e tyre.

Organizatat e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë kohë që kanë shtuar paralajmërimet për mbipopullim, abuzim dhe mungesën e qasjes në kujdesin shëndetësor në burgjet e Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button