Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.129 vdekje, në Brazil 869 ndërsa në Meksikë 601, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.129 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 91.149.

Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.508 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka arritur në 5.732.518.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.281 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.624.885 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 138.977 me 869 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.992.886.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 601 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 74.949. Ndërkaq, me 4.786 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 710.049.

Deri më tani, në vend janë shëruar 510.237 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button