VMRO-DPMNE kërkon mundësi të zgjedh prokuror publik

Në protestën e mbrëmshme të opozitares VMRO-DPMNE kundër “padrejtësive, revanshizmave dhe dhunës politike”, kryetari Hristijan Mickoski, dërgoi katër kërkesa nga partia, për shkak se siç tha “gjyqësori dhe prokuroria janë instrument i mafies dhe janë të ulura në dy gjunjë, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE-ja kërkon që të plotësohet premtimi u dhënë që opozita të ketë mundësi të propozojë prokuror të pavarur dhe të paanshëm. Ai, siç tha do ta çrrënjosë krimin duke filluar nga vepra e parë, dhe deri te e fundit, pa dallim të përkatësisë politike.

“Kjo nuk duhet të jetë pengesë për Zaevin, pasi që të njëjtën e ka propozuar para se të vijë në pushtet”, tha Mickoski në fjalimin e protestës.

VMRO-DPMNE gjithashtu kërkoi që urgjentisht të ndalohet siç tha ai, revanshizmi, trysnia dhe etiketimet politike në administratë, ushtri, MPB, a të gjithëve që u është bërë padrejtësi, pavarësisht përkatësisë politike, VMRO-DPMNE, tha se do t’u ofrojë ndihmë juridike falas.

“Drejtoheni deri te ne, deri te ekipi jonë i avokatëve dhe juristëve, ato që vendosën të jenë vullnetarë për ne, t’u ndihmojnë që t’u vëmë fund mafies”, theksoi ai.

Kërkesa e tretë e opozitës është që urgjentisht të formohet Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të miratojë ligj të ri për mbrojtje nga diskriminimi. Dhe e katërta, të gjitha lëndët ku ndjehet padrejtësi, trysi, shantazh dhe revanshizëm, lëndë për krim, të hapen dhe t’u bëhet revizion.

“Nuk mund të ketë sundim të së drejtës, nëse nuk zbulohen emrat e të gjitha atyre që janë të përfshirë në Reket 1 dhe 2, prej te i pari deri te i fundit dhe të japin përgjegjësi për atë që e kanë bërë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button