RMV, “Cineplex” i hapi sërish sallat e kinemave

Pas vendimit të fundit të Qeverisë, “Cineplex” prej sot fillon sërish me punë, njofton Portalb.mk.

Protokolli për funksionimin e kinemasë do të publikohet në faqen zyrtare të “Cineplex”.

Me protokollet e propozuara për organizimin e ngjarjeve nga Komisioni për sëmundje infektive, kurse të pranuara nga Qeveria, “Cineplex” i zbaton ato në punë për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve dhe punonjësve.

Punonjësit e kinemasë do të respektojnë plotësisht masat për të rritur sigurinë dhe, mbi të gjitha, për të kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të vizitorëve.

“Cineplex” e ka rritur më tej nivelin e dezinfektimit, ashtu që në ambientet dhe sallat janë vendosur shpërndarës për higjienën e duarve, barriera mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për të gjithë punonjësit.

Nga “Cineplex” u bëjnë apel të gjithë vizitorëve të respektojnë masat që janë për mbrojtjen e shëndetit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button