Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi zëvendësministrat e ri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në ditën e dytë të debatit për zëvendësministrat e ri, votoi listën e kandidatëve të propozuar nga kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

 Bashkim Hasani është zgjedhur për zv/ministër i Mbrojtjes, Nazim Bushi do të jetë zv/ministër i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu  zv/ministër i Drejtësisë, Ilhan Rahmani, zv/ministër i Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme, Dimitar Kovaçevski, zv/ministër për Financa,  Zoran Manevski, u zgjodh zv/minisër i Ekonomisë, Trajan Dimkovski, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, Enver Hyseini, zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrievski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Sedat Sulejmani, zv./ministër i Kulturës, Aleksandër Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Bekim Rexhepi, zv/ministër i Lidhjeve dhe Transportit dhe Hristina Oxhaklieska, zv/ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.

Kryeministri Zaev në fjalimin e mbajtur para votimin, ku e sqaroi listën e propozimit të 16 zëvendësministrave, shprehi bindje se kandidatët e propozuar, do të kryejnë detyrat e tyre të punës me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të madhe, në pajtueshmëri me ligjin dhe përcaktimet e Qeverisë për realizimin e programit të saj dhe për realizimin e interesave strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe interesat e qytetarëve.

“Tani është koha të punojmë dhe të arrijmë rezultate. Të realizojmë obligimin tonë dhe atë që kemi premtuar. Së bashku me ju deputetët, me qytetarët, të vazhdojmë të shkruajmë faqe të suksesshme për ardhmërinë e demokracisë sonë dhe së bashku të hapërojmë në rrugën drejt ardhmërisë më të mirë për të gjithë”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button