fbpx

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në botë tejkaloi 32 milionë

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë tejkaloi shifrën 32 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani janë diagnostifikuar më shumë se 31,1 milionë persona me COVID-19.

SHBA është shteti me numrin më të madh të rasteve, me mbi 7,1 milionë persona të infektuar.

Pas SHBA-së vijnë India (mbi 5,7 milionë), Brazili (mbi 4,6 milionë) dhe Rusia (mbi 1,1 milionë).

Në Turqi deri më tani janë regjistruar 308.069 raste me COVID-19.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse në gjithë botën, ndërsa OBSH më 11 mars shpalli pandemi.

Rreth 644 mijë persona kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa rreth 9,8 milionë janë shëruar.

Deri më tani, 978.985 persona kanë vdekur nga infektimi me koronavirus në botë, më shumë se 23,5 milionë janë rikuperuar, ndërsa numri i rasteve aktive është rreth 7,4 milionë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close