fbpx

Nesër finalja e Super Kupës së Evropës, vlera e klubeve mbi 1 miliard euro

Vlera totale e futbollistëve të klubeve gjermane Bayern Mynih dhe spanjolle Sevilla që do të përballen nesër në Hungari në kuadër të ndeshjes së UEFA Super Kupës është 1 miliard e 189 milionë euro, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të faqes gjermane të internetit “Transfermarkt”, vlera e parashikuar e tregut të skuadrës së Bayern Mynihut që sezonin e kaluar e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve është 837.95 milionë euro ndërsa e Sevillas që fitoi UEFA Ligën e Evropës është 351.9 milionë euro.

Para ndeshjes që do të luhet nesër në Puskas Arena, futbollistët me vlerën më të lartë tek klubi gjerman janë Serge Gnabry me 90 milionë euro dhe Joshua Kimmich me 85 milionë euro.

Ndërsa tek Sevilla, futbollisti argjentinas Lucas Ocampos dhe braziliani Diego Carlos kanë vlerë nga 50 milionë euro.

Vlera e parashikuar e tregut të futbollistëve të Bayern Mynihut është si në vijim:

FutbollistëtVlera (euro)
Serge Gnabry90 milionë
Joshua Kimmich85 milionë
Alphonso Davies80 milionë
Leroy Sane70 milionë
David Alaba65 milionë
Robert Lewandowski60 milionë
Leon Goretzka60 milionë
Niklas Süle48 milionë
Lucas Hernandez45 milionë
Benjamin Pavard45 milionë
Kingsley Coman40 milionë
Thomas Müller35 milionë
Corentin Tolisso25,5 milionë
Manuel Neuer18 milionë
Jerome Boateng12 milionë
Tanguy Nianzou11 milionë
Javi Martinez10 milionë
Michael Cuisance10 milionë
Joshua Zirkzee9 milionë
Alexander Nübel8 milionë
Adrian Fein5 milionë
Sven Ulreich3 milionë
Chris Richards2,2 milionë
Jamal Musiala1 milionë
Ron-Thorben Hoffmann250 mijë
GJITHSEJ837,95 milionë

Vlera e parashikuar e tregut të futbollistëve të Sevilla është si në vijim:

FutbollistëtVlera (euro)
Lucas Ocampos50 milionë
Diego Carlos50 milionë
Jules Kounde30 milionë
Ivan Rakitic20 milionë
Suso17,5 milionë
Oscar Rodriguez15 milionë
Tomas Vaclik14,5 milionë
Joan Jordan14,5 milionë
Oliver Torres13,5 milionë
Marcos Acuna12 milionë
Youssef En-Nesyri12 milionë
Carlos Fernandez10 milionë
Luuk de Jong9,5 milionë
Franco Vazquez9,5 milionë
Munir El Haddadi9 milionë
Bryan Gil9 milionë
Fernando Reges8 milionë
Nemanja Gudelj5,5 milionë
Roque Mesa5,5 milionë
Ibrahim Amadou5,5 milionë
Sergio Escudero4,8 milionë
Joris Gnagnon4,8 milionë
Alejandro Pozo4,5 milionë
Sergi Gomez4 milionë
Aleix Vidal3,5 milionë
Jesus Navas3,2 milionë
Bono3 milionë
Sebastien Corchia1,6 milionë
Juan Soriano1,6 milionë
Javi Diaz400 mijë
GJITHSEJ351,9 milionë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button