Mjeku shqiptar në Madrid zbulon studimin: E dinim prej një muaji se ku do përhapej Covid-19

Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabada, thotë se numri i të infektuarve në kryeqytetin spanjoll është tepër i lartë, ndikuar edhe nga numri i testeve PCR që kryhen çdo ditë, transmeton OraNews.

“Situata nuk është e favorshme në Madrid, sepse numri i qytetarëve të infektuar në 100 mijë banorë, është dyfishi. Kjo është për një arsye evidente. Bëhen me dhjetëra mijëra teste të PCR në diItë dhe javë, sa më shumë teste të bëhen, aq më tepër të infektuar gjen. Mbi të gjitha, 60% e tyre nuk kanë shenja klinike. Kjo situatë na bën që të marrim masa të rëndësishëm”, deklaroi Sallabanda.

Në një lidhje përmes Skype për ‘RTV Ora’, mjeku zbuloi një fakt interesant.

Ai tha se në Madrid u krye një studim në ujërat e zeza, dhe dihej para një muaji se ku do përhapej virusi.

“Para tre javësh u bë një studim në Madrid në ujërat e zeza. Para 1 muaji e dinim se ku do përhapej virusi, sepse studimet e ujërave të zeza, tregojnë për përqendrimin e virusit. E prisnim këtë situatë që po zhvillohet në Madrid,  Mendoj se nuk është  favorshme, sidomos pas fazës së parë që kaluam”, deklaroi Sallabanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button