KRD: Ditën e shpalljes së zgjedhjeve, mediat e shkelën ligjin

Këshilli për radiodifuzion i Maqedonisë, ia ka tërhequr vëmendjen disa mediave të vendit për shkelje të rregullativave ligjore, në ditën e shpalljen e së zgjedhjeve me 12 janar dhe dy ditë pas kësaj date.

Mediat si TVM1, TVM2, TV Era , Sky net, Kanal 77 dhe disa media të tjera Maqedonisë, gjatë këtyre ditëve kanë emituar reklama të qeverisë, Qytetit të Shkupit apo komunave.

Stole Naumov, anëtarë i Këshillit për radiodifuzion tha se sa u përket imitimit të reklamave nuk duhet të dënohen vetëm redaktorët por edhe drejtorët apo përgjegjësit e marketingut. ‘Gjithashtu paralelisht me mediat, fajtor është edhe porositësi i reklamës’ tha Naumov.

Milaim Fetai, kryetar i KRD-së, tha se gjatë analizës tre ditore, 12 janarit kur u morr vendim për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe dy ditë më pas, janë analizuar të gjitha mediat. Me këtë rast ishin konstatuar disa shkelje, më të mëdha kanë qenë me 12 janar, pastaj ka rënë intensiteti i tyre, duke u shprehur optimist se mediat në vazhdim, para fushatës, dhe deri ditën e zgjedhjeve, do të respektojnë rregullat.

Mbledhjen e radhës KRD-ja, e ka të premten, dhe në rast se konstatohen shkelje të reja, mediat do të dënohen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button