BE reformon migracionin

Sistemi i migracionit dhe i azilit do të reformohet në Bashkimin Europian por plani i propozuar nga Komisioni pritet të nxisë debatet, pasi synon rregulla të detyrueshme. Midis të tjerash propozohet kthim i sponsorizuar i atyre që u refuzohet azili, transmeton OraNews.

Bashkimi Europian kërkon reformojë sistemin e menaxhimit të migracionit dhe azilit duke vendosur rregulla të detyrueshme për anëtarët. Një gjë e tillë mund të shtojë debate të forta brenda bllokut.

Reforma që propozohet nga Gjermania parashikon që vendet anëtare ose të pranojë azilkërkues ose të sponsorizojnë kthimin e atyre që u refuzohet azili. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti reformën “zgjidhje europiane për të rikthyer besimin e qytetarëve”.

Që prej vitit 2015 kur në Bashkimin Europian mbërritën përmes Italisë dhe Greqisë mbi një milion azilkërkues, 27 vendet anëtare kanë qenë të ndara në lidhje me mënyrën se si duhet menaxhuar kriza.

Për kancelarin Austriak Sebastian Kurz ideja e Komisionit nuk ka gjasa të funksionojë.

Reforma e re është nxitur vrullshëm nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel që e quan planin “ndarje e ndershme e solidaritetin europian”.

Midis rregullave të reja, parashikohet kontrolli shëndetësor për ata që do të hyjnë në BE, verifikim i identitetit dhe kontroll i sigurisë. Azilkërkuesve duhet t’u jepet një përgjigje brenda 12 javëve dhe nëse u refuzohet azili të kthehen menjëherë. Kjo e fundit në plan cilësohet si “kthim i sponsorizuar”

Midis atyre që u është refuzuar azili ka dhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria është një prej pesë vendeve të origjinës prej nga vijnë më shumë azilkërkues. Vetëm në vitin 2015, rreth 50 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian.

Duke reaguar për këto të dhëna, kreu i shtetit Ilir Meta, kërkon që t’i jepet fund drejtimit të gabuar. “Mjaft më autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë,” thotë Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button