Futbollisti i Milan pozitiv me Covid-19, skuadra i nënshtrohet testit edhe një herë

Mbrojtësi brazilian i Milanit Leo Duarte ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 që futbollistët kuqezinj kryen mbrëmjen e djeshme në prag të ndeshjes së vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa League ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, transmeton OraNews.

Duarte është vendosur menjëherë në karantinë, ndërsa siç njofton klubi kuqezi, të gjithë futbollistët e tjerë kanë rezultuar negativë, ndonëse ashtu siç e ka parashikuar protokolli i sigurisë, i janë nënshtruar testit edhe njëherë.

Mbrojtësi Duarte luajti edhe të dielën në mbrëmje në përballjen mes Milanit dhe Bolognës, pasi u aktivizua në 20 minutat e fundit në vendin e mbrojtësit danez Simon Kjaer, ndërsa tani do të qëndrojë i izoluar deri sa të mposhtë koronavirusin.

Vlen të theksohet se ky është një telash më tepër për trajnerin Stefano Pioli, i cili në qendër të mbrojtjes ka në dispozicion vetëm danezin Kjaer dhe të riun e talentuar Gabbia, pasi Romagnoli e Musacchio janë të dëmtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button