RMV, Shoferi i ministrit u dënua pasi me veturë zyrtare u parkua gabimisht

Inspektorati i Qytetit të Shkupit sot ndërmori aksionin ku u dënuan ngasësit e veturave me 50 euro për shkak parkimit të veturës në mënyrë të parregullt, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë pjesë janë vërejtur numër më i madh i vozitësve të pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin hapësirën publike për të parkuar automjetet e tyre, edhe pse në këtë lokacion parkimi është i ndaluar. Shkelësit e gjetur u paralajmëruan dhe u gjobitën. Deri më tani, janë shqiptuar 21 gjoba”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit.

Raportohet se ngasësi i veturës së ministrit Bujar Osmani, i parkuar gabimisht, ishte njëri nga qytetarët që u dënua sot.

Inspektorët e Qytetit të Shkupit hasën në veturën zyrtare të Ministrisë së punëve të jashtme në shëtitoren para kafenesë “Irish Pub”. Siç raportojnë inspektorët për SDK, ngasësi refuzoi të lëviz veturën dhe u dënua me 50 euro.

Përndryshe, objekti i MPJ gjendet disa metra larg kafenesë, në anën tjetër të urës mbi lumin Vardar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button