RMV, 100 punësime të reja dhe investim prej 2.5 milionë euro nga kompania gjermane, raportoi Qeveria

Fatmir Bytyqi, zv.kryeministri për çështje ekonomike në Maqedoninë e Veriut raportoi se është lidhur marrëveshje me kompaninë gjermane në Prilep për 100 punësime të reja, transmeton Portalb.mk.

“Kompania gjermane VIK, e cila që në vitin 2018 punon me sukses në zonë zhvillimore teknologjike- industriale në Prilep  sot nënshkroi marrëveshjen për ndihmë , me të cilën parashihet investimi i dytë i kësaj kompanie me vlerë prej 2,5 milionë euro, si  dhe punësim të 100 personave”, raportojnë nga kabineti i Bytyqit.

Raportohet se sot u nënshkruar marrëveshja ndërmjet Bytyqit dhe menaxherit gjeneral të kompanisë, Verner Shoeb. Kompania gjendet në Prilep, dhe raportohet se deri më tani ka realizuar 10.5 milionë euro investime dhe 250 punësime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button