(VIDEO) Policia e gjobiti Zaevin, Nikollovskin dhe Filipçen nga 50 euro sepse kanë ngarë motoçikleta pa helmeta

Njerëzit e parë të qeverisë nuk i kanë respektuar rregulloret e trafikut, prandaj MPB u ka shqiptuar kallëzime për kundërvajtje, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Kryeministri Zoran Zaev, zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe janë gjobitur nga 50 euro për kundërvajtje në trafik.

Nga MPB  konfirmojnë se tre zyrtarët morën kallëzime për kundërvajtje.

Arsyeja është se ata kanë vozitur motoçikleta pa helmeta, të cilat sipas Ligjit për siguri në qarkullim rrugor janë të detyrueshme nëse personat janë transportuar me biçikletë me motor, motoçikletë, treçikletë dhe katërçikletë.

Neni 99 i Ligjit për siguri në trafikun rrugor

Dënimi vjen pasi tre ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video ku shihen tre zyrtarët. Një motor drejtohet nga Zaevi dhe Nikollovski është me të, ndërsa Filipçe drejton një motor tjetër pas tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button