UEFA nominon kandidatët për futbollistin e vitit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer janë nominuar për “Futbollistin e Vitit në Evropë” për sezonin 2019-2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të UEFA-s, pas votimit të gazetarëve nga 55 vende anëtare të Unionit dhe 80 trajnerëve që kanë drejtuar klubet pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Kampionëve dhe Liga e Evropës, janë përcaktuar 3 kandidatë.

Për çmimin futbollisti i vitit do të garojnë ylli i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, golashënuesi i Bayern Mynihut, Robert Lewandoski dhe portieri Manuel Neuer.

Fituesi do të shpallet më 1 tetor.

Këtë vit çmimi do të jepet për herë të 10-të ndërsa më parë e kanë fituar 3 herë Cristiano Ronaldo (2014, 2016, 2017), dy herë Lionel Messi (2011, 2015), nga një herë Andres Iniesta (2012), Franck Ribery (2013), Luka Modriç (2018) dhe Virgil van Dijk (2019).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button