Një pacient i vdekur, 62 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të mërkurën për 62 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 528 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 616 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë, transmeton REL.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 23 shtator për 85 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,754.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,270 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 202 pacientë, prej tyre 124 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se katër pacientë janë në respiratorë, gjashtë tjerë janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 129 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button