RMV: Për dy javë është rritur për 140% numri i të vdekurve nga kovid-19

Javën e kaluar (14.0-20.9) janë regjistruar 48 raste të vdekjes nga Kovid-19 nga 17 qytete të shtetit, që është rritje për 77,7% në krahasim me javën e kaluar (7.9-13.9), ku ndërruan jetë 27 persona, kumtuan nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Krahasuar me javën e kaluar (31.8-6.9), kur ndërruan jetë 20 persona, rritja e numrit të të vdekurve është për 140%, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me moshën e të vdekurve, javën e kaluar 32 persona ishin të moshës 60 vjeç e sipër, 8 të moshës 50-59, 4 të moshës 40-49, 3 të moshës 20-29 dhe 1 rast i moshës 30-39 vjeçe. Nga të vdekurit 42 ishin të hospitalizuar, komorbiditeti janë regjistruar në 35 prej tyre.

Sipas raporteve të spitaleve private dhe publike, momentalisht janë të hospitalizuar 326 persona, nga të cilët 84 në mbështetje të oksigjenit dhe 12 në ventilim mekanik invaziv dhe jo-invaziv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button