fbpx

Padi ndaj Qeverisë së Austrisë për përhapjen e koronavirusit në resortin e skijimit

Një grup për të drejtat e konsumatorëve të mërkurën ka ngritur padi kundër Qeverisë së Austrisë për shkak të përhapjes së koronavirusit në resortin e skijimit Ischgl dimrin e kaluar, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Përhapja në Ischgl, i njohur si “Ibiza e Alpeve”, ishte më e madhja në Austri dhe kontribuoi në përhapjen e virusit nëpër Evropë. Qindra austriakë u infektuan dhe mijëra turistë të huajë kanë thënë se edhe ata e kanë gjetur burimin e infektimit te resorti i skijimit.

Rasti i parë në Ischg me koronavirusin e ri u zbulua më 7 mars, pak ditë pasi që Islanda tha se turistët janë infektuar atje dhe 11 ditë pas rasteve të para të infektimit në Austri. Agjencia e Shëndetësisë Publike në Austri ka thënë se beson që virusi në Ischgl kishte ardhur duksëm më herët, më 5 shkurt.

Autoritetet në provincën e Tirolit thonë se kanë reaguar në mënyrë proporcionale, bazuar në atë që dihej atë kohë. Por Asociacioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve (VSV) ka ngritur padi, duke thënë se është reaguar tepër ngadalë dhe me gjasë autoritetet janë dorëzuar para sektorit të turizmit për të mos reaguar menjëherë.

“Këto janë vetëm paditë e para. Do të pasojnë tjerat”, ka thënë kreu i VSV-së, Peter Kolba.

Po kërkohen dëmshpërblime deri në 100 mijë euro. VSV-ja me muaj ka publikuar shifrat e turistëve të huaj që janë infektuar në Ischgl dhe reserote tjera në Tirol.

Shifrat e fundit tregojnë se janë infektuar 6170 turistë nga më tepër se 40 shtete, përfshirë Britani, SHBA dhe Holandë. Ndonëse shumica janë nga Gjermania. VSV-ja i përfaqëson rreth 1000 prej tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close