Gostivar: I jep 300 euro që të ja sjellin një trup të vdekur nga Shqipëria, qytetari mashtrohet dhe denoncon rastin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot kumtuan se personi me inicialet B.A nga Gsotivari është mashtruar dhe i njëjti menjëherë ka denoncuar rastin, sipas informacioneve të fundit denoncuesit dikush përmes telefonit i ka kërkuar 300 euro në këmbim të një trupi të vdekur, pasi i ka marrë paratë, është zhdukur, shkruan Portalb.mk.

Ky rast ka ende shumë paqartësi dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, trupi i vdekur të cilin e ka pritur personi me inicialet B.A ndodhet aktualisht në Republikën e Shqipërisë.

“Dje (22 shtator) në orën 13 e 20 minuta,  personi B.A. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se më datën 20 të këtij muaji një person i panjohur e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar 300 euro, gjoja për të sjellë trupin e një të vdekuri nga Republika e Shqipërisë dhe se ai aktualisht është duke  kthyer nga Republika e Turqisë dhe për këtë arsye paratë do të duhet që ai t’ia jep një personi tjetër, i cili do të vijë t’i marrë në vendin me të cilin do të bien dakord. Pasdite rreth orës 19.00, afër kryqëzimit të Zdunjës, ku personi kishte ardhur me makinë dhe denoncuesi B.A. I’a kishte dhënë paratë, pasi që personi që i kërkoi shërbimin nuk e kontaktoi më  dhe nuk ishte përgjigjur thirjeve të tij, e kuptoi se ka qenë i mashtruar. Janë duke u marrë masa dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” thuhet në kumtesën e SPB-së, Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button