UEJL ka filluar me ligjërata, “Kirili dhe Metodi” më 4 tetor, “UT” dhe “Nënë Tereza” ende s’kanë caktuar datë

Universiteti i Evropës Juglindore prej të hënën ka filluar me ligjëratat e rregullta me sistem hibrid të mësimdhënies për studentet e të gjitha cikleve të studimit. Rektori i UEJL-së theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet maksimale për zbatimin e përpiktë të të gjitha rekomandimeve higjienike, distancore dhe mbrojtjes personale gjatë periudhës së pandemisë. Studentet e këtij universiteti për Portalb thanë se ligjëratat janë mbajtur në mënyrë të rregullt sipas protokolleve të caktuara. Universitetet tjera ende s’kanë filluar me ligjërata.

Ligjëratat do të zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët që do të kenë mundësinë të jenë prezent në klasë ndërsa studentët që vijnë nga shtetet tjera do të mund t’i ndjekin online, përmes kamerave të instaluara në çdo klasë.

Rektori i UEJL-së theksoi se i kanë bërë të gjitha përgatitjet maksimale të duhura për gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

“Vitin i ri akademik 2020/21, në kushtet e pandemisë Kovid-19, e fillojmë si asnjëherë më parë, përplot sfida shëndetësore, por edhe sprova për ballafaqimin e menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Të vetëdijshëm për rreziqet, institucionalisht i kemi bërë përgatitjet maksimale për zbatimin e përpiktë të të gjitha rekomandimeve higjienike, distancore dhe të mbrojtjes personale përgjatë gjithë periudhës së pandemisë”, theksoi rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

Nga ana tjetër studentët e UEJL-së theksuan se ligjërata janë mbajtur në mënyrën e duhur sipas protokolleve të caktuara.

“Gjithçka ishte në rregull. Së pari në hyrje të oborrit të universitetit gjithë studentëve ju matej temperatura, pastaj në hyrje të objekteve të universitetit të gathë e kishin për detyrë të dezinfektonin këmbët e tyre përmes një sfungjeri të vendosur para derës. Ndërsa ligjëratat kanë shkuar në mënyrë të rregullt me banka të distancuara dhe të gjithë e kishim të obliguar të mbanim maska, për studentët që nuk ishin prezent, e kishin të mundur të lidheshin online dhe të dëgjonin profesorin duke ligjëruar.”- theksuan disa student të UEJL-së.

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” do të fillojë me ligjërata me 4 tetor. Ndërsa “Universiteti Shtetëror i Tetovës” dhe Universiteti “Nënë Tereza” ende nuk kanë marrë vendim për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button