fbpx

RMV, konviktet për studentët dhe nxënësit do të hapen me kapacitet të reduktuar

Konviktet për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme do të rihapen me kusht që vetëm një person të mund të strehohet në një dhomë dyshe, dhe maksimumi dy persona mund të akomodohen në një dhomë me më shumë se dy shtretër. Ky vendim u mor nga Qeveria dje me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, njofton Portalb.mk.

Për shkak të këtij vendimi, Qeveria do të paraqesë në Parlament një Projektligj për ndryshim të  Ligjit për standardin e studentëve dhe një Projektligj për ndryshim të Ligjit për standardin e nxënësve.

“Me ndryshimet që përmbahen në këto projektligje rregullohet, që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme të studentëve, të cilët kanë aplikuar në konkursin për akomodim në konviktet për studentë dhe nxënës e të cilëve u janë aprovuar kërkesat për akomodim, por për shkak të zvogëlimit të numrit të shtretërve për akomodim nuk mund të akomodohen në konvikt, për t’u paguar një shumë mujore të fondeve për të mbuluar shpenzimet e akomodimit privat, përkatësisht një shumë mujore e fondeve për të mbuluar kostot e transportit nga vendi i banimit në vendin ku zhvillohen studimet, e lartësinë e kësaj shume do të vendosë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Qeveria.

Studentët dhe nxënësit do të aplikojnë në internet platformën www.digitalizirajse.mon.gov.mk, për të shënuar të dhënat dhe provat e nevojshme, pas çka fondet do të paguhen për kohëzgjatjen e parashikuar me këto ndryshime.

Vlerësohet se për shkak të kapacitetit të zvogëluar për të përdorur akomodimin në konvikte studentore, 884 studentë dhe 347 nxënës do të përdorin akomodim ose transport privat nga vendi i banimit deri në vendin ku zhvillohen studimet.

Para se të miratohet vendimi i qeverisë, liderët studentorë kërkuan që të hapen konviktet për studentët, sepse siç theksuan ata, akomodimi në konvikte ishte shumë më i sigurt dhe më i lirë sesa akomodimi me qira.

“Meta.mk” më parë ka raportuar për numrin e nxënësve dhe studentëve të cilët akomodohen në konvikte dhe internate, numri i të cilëve nga viti në vit po zvogëlohet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close