Zaev foli për letrën drejtuar patriarkut Bartolomeu: Nevojitet të vazhdohet fokusi për zgjidhjen e çështjes së Kishës

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencën e përbashkët për media me euroambasadorin, David Geer, foli edhe për letrën që i dërgoi patriarkut ekumenik Bartolomeu, në të cilën edhe një herë kërkon nga ai që të angazhohet për njohjen e statusit të autoqefales të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, duke thënë se nevojitet të vazhdohet fokusi në zgjidhjen e kësaj çështje.

Zaevi duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve tha se letra nuk paraqet kurrfarë defokusimi dhe se vëmendja gjithashtu është drejtuar edhe kah çështja e hapur me Bullgarinë, gjegjësisht zgjidhjen e periudhës së ardhshme historike e cila duhet të jetë para nesh.

“Së pari konsiderojmë, në koordinim me KOM të cilën e konsultuam se pas përfundimit të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, se është mirë t’i dërgojmë letër patriarkut ekumenik Bartolomeu që të vazhdojë fokusi në zgjedhjen e kësaj çështje. Siç e dini, unë dhe kryeministri i atëhershëm Oliver Spasovski, ministër i tanishëm i Punëve të Brendshme, bëmë në fillim të vitit vizitë në Stamboll dhe në Patrikanë ku folëm për këtë çështje dhe me të vërtetë në përmbajtjen e letrës e shihni atë thirrje”, tha Zaev, transmeton MIA. 

Zaevi në letër përkujton për takimin e tyre në Stamboll në të cilin ishte kërkuar asistencë dhe angazhim të patriarkut ekumenik që Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit të njihet si e pavarur dhe të pranohet në bashkësinë e kishave ortodokse lokale.

“E respektojmë gjithë atë që ishte përcaktuar nga marrëveshjet dhe situatat ndërkombëtare. Por, kërkojmë që të jemi të lirë edhe sa i përket kishës në kuadër të kufijve të vendit tonë dhe hierarkët tanë të shërbejnë me hierarkët e të gjitha kishave ortodokse në botë”, thuhet në letrën e kryeministrat Zaev dërguar shenjtërisë së tij, patriarkut të Patriarkatit të Konstantinopolit, Bartolomeu.

Në letër theksohet se populli ortodoks në vendin tonë meriton pavarësi kishtare të cilën e ëndërron tashmë një shekull dhe se pret që ta shohë Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatën e Ohrit të njohur si autoqefale, me bekim dhe me vendim me shkrim nga i pari mes Hierarkëve të Krishtit në vend, patriarkut ekumenik Bartolomeu.

Para dy ditëve letër patriarkut ekumenik në të cilën kërkohet njohje e statusit autoqefal të KOM-KO dërgoi edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button