fbpx

Sallatë mikse me thjerrëza- shije dhe shëndet

Kur bëhet fjalë për sallatrat, imagjinata shkon përtej sallatës jeshile apo asaj me domate. Ka me mijëra mënyra për ta shndërruar këtë pjatë qëndrore të tavolinës në një delikatesë të veçantë e plot shije.Mjafton të provokoni imagjinatës siç thamë dhe të përzieni përbërësit e duhur në një pjatë. Në recetën e sotme AgroWeb.org ju këshillon që të mësoni sallatën mikse me thjerrëza e cila do ju ngopë shumë shpejt, është e thjeshtë në përgatitje dhe do ju kënaqë shijen.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj.

Përbërësit

200 gr djathë i bardhë

100 gr spinaq i vogël

100 gr rukola

100 gr thjerrëza

5 gr fara kungulli

10 fara pishe ose arrorë sipas dëshirës

1 degë rozmarinë

1 thelbi hudhër

Piper i zi

Vaj ulliri

Kripë

Majdanoz

Lëkurë limoni

Uthull molle

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të zieni së pari thjerrëzat.

Ziejini për 30 minuta e më pas kalojini në një tigan për t’ju dhënë më shumë shije.

Shtoni aty pak vaj ulliri dhe hudhrën bashkë me thjerrëzat duke përzier.

Shtoni po aty pak lëkurë limoni të grirë dhe pak majdanoz të grirë sipas dëshirës.

Lërini të marrin shijen e njëra tjetrës në zjarr mesatar për 5-10 minuta e më pas hidhni hudhrën dhe lërini thjerrzat të ftohen.

Ndërkohë në një tjetër tigan spërkasni pak vaj ulliri hidhni rozmarinën e grirë dhe djathin e bardhë të prerë në feta të mëdja e të holla.

Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për disa minuta e në fund shtoni pak piper të zi pse rigon.

Djathin duhet ta lini në zjarr derisa të fillojë të shkrijë pak, por jo të shpërbëhet.

Më pas hidhni në një enë sallatrat që keni përzgjedhur duke i grirë hollë, shtoni vaj ulliri, uthull molle, kripë e piper.

Në fund shtoni me lugë thjerrzat dhe djathin e skuqur sipër.

Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në frigorifee për disa momente

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close