Hulumtim: Rritje më të madhe të punësimeve ka në polici, ndërsa rënie më të madhe në Ministrinë e Mbrojtjes

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, numri i përgjithshëm i të punësuarve nëpër ministri është rritur për 3 për qind, ndërsa në komunë për dy, tregon hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile dhe baza e punësimeve nëpër ministri dhe komuna në tre vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

“Rritje më të madhe të numrit të të punësuarve ka në polici (570), ndërsa rënie më të madhe në Mbrojtje (168). Në komuna, rritje të të punësuarve ka në Butel (122 persona), ndërsa rënie më të madhe në Karposh (për 124 persona). Ministritë dhe Qeveria kanë shënuar rritje të të punësuarve në të gjitha cilësitë. Ndërsa, numri i të punësuarve të përkohshëm nëpër ministri dhe Qeveri është rritur për 337 për qind për tre vitet e fundit, përkatësin nga 62 në 271. Në komuna ka rritje të punësimeve të përkohshme, por rënie të numrit të personave të angazhuar me kontratë në vepër për 31 për qind, përkatësisht prej 620 në 428 persona. Ndërkaq, sa i përket ministrive, më shumë të punësuar dhe të angazhuar ka në MPB, ndërsa nga komunat më shumë persona (747) punojnë në Qytetin e Shkupit”, thuhet në këtë hulumtim.

Qëllimi i këtij hulumtimi është rritja e efikasitetit të harxhimit publik përmes uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button