Grafiti “Muri i paqes” i mbuloi porositë me gjuhë të urrejtjes në Çarshinë e Shkupit

Me rastin e shënimit të 21 Shtatorit – Ditës së Paqes, aktivisti Jetmir Asani dhe Valon Kuçi, në bashkëpunim me artistin Dako Gji dhe Organizatën paqësore – Aksion Paqësor, e kanë përpunuar grafitin “Muri i paqes” në Çarshinë e Shkupit. Në bisedë për “Civil Media”, ata sqarojnë se grafiti i përkushtuar paqes është përpunuar në mur në të cilin janë shkruar porosi me gjuhë të urrejtjes, njofton Portalb.mk.

“Mu në këtë pjesë të Shkupit, një pjesë e rrugës i përket Komunës së Çairit, pjesa tjetër i përket Komunës Qendër. Dëshirojmë që çdokush që kalon nëpër Çarshi, ta shohë grafitin dhe t’i pranojë porositë për liri, drejtësi, paqe, barazi… Me këto porosi për paqe dhe liri i mbuluam porositë e gërditshme nga e kaluara”, theksoi aktivisiti Kuçi.

Të dy aktivistët thonë se nuk do të mbeten vetëm në përpunimin e këtij grafiti, por se edhe do të ngrenë iniciativë deri te Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit që rruga në të cilën është vizatuar grafiti prej “Gradishka” të riemërohet në “Rruga e paqes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button