fbpx

Netflix ka një propozim ideal për të gjithë përdoruesit e mediave sociale

Nëse jeni në dilemë se çfarë do të shihni sonte mbrëma në Netflix, përgjigjja është “Social Dilemma”. Një film që nxjerr në pah shqetësimet e ish-punonjësve të kompanive të mëdha teknologjike, të cilët thonë se mediat sociale po dëmtojnë sensin e realitetit. “Social Dilemma” u kërkon shikuesve të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me teknologjinë, shkruan Class.

Problematika më e madhe që trajtohet në këtë dokumentar është cënimi i privatësisë. Ne dëshirojmë komunikimin me njerëz anë e mbanë botës, dëshirojmë të ndajmë opinionet, fotot, videot me miqtë tanë, por pyetja që lind është sa të sigurta janë këto “mure virtuale”? (pasi të shihni këtë dokumentar, do kuptoni që nuk janë aspak). Faqe të ndryshme sociale mund të na kërkojnë që të zbardhim informacionet tona personale dhe kjo është pikërisht ajo që mund të bëjë secilin nga ne të prekshëm nga krime, siç është vjedhja e identitetit.

Personazhi kryesor në këtë dokumentar është Tristan Harris, ish-punonjës i dizajnit etik në Google, i cili thotë se tashmë media sociale nuk është më një mjet për t’u përdorur nga njerëzit. Ai shpjegon se mediat sociale kanë qëllimet e tyre dhe i ndjekin ato duke përdorur psikologjinë e përdoruesve kundër tyre.

Josheni për orë të tëra në rrjete sociale? Ky është manipulim. Nuk kemi më një mjedis të bazuar në mjete teknologjike, po një mjedis të bazuar në varësi dhe manipulim. Sipas argumenteve që qarkullojnë përgjatë dokumentarit, duket se mosha 12 deri 18 vjeç është epiqendra e vëmendjes për dizajnuesit e këtyre mediave sociale. Ju prindër e keni vënë re që fëmija juaj qëndron për orë të tëra përpara telefonit apo tabletit dhe tashmë jo në video-lojëra, por në rrjete të ndryshme sociale. Videot, fotot apo imazhet që qarkullojnë në këto media sociale janë përthithëse të vëmendjes së fëmijës. Është për t’u shqetësuar fakti që këto rrjete sociale pengojnë formimin e vetëbesimit të fëmijëve. Sipas tyre, çdo gjë konceptohet përmes filtrave. Fëmijët zhgënjehen kur përballen me realitetin dhe kjo ka ndikuar në rritjen e depresionit dhe ankthit tek ata.

Pas të gjitha argumenteve që jepen për mënyrën se si media sociale po ndikon te njerëzimi, ka dhe disa sugjerime apo rekomandime se si t’i vendosim nën kontrollin tonë këto rrjete sociale:

– çaktivizoni njoftimet,

– çinstaloni aplikacione të panevojshme që ju bëjnë të humbni kohën,

– kontrolloni faktet dhe burimet në informacione të ndryshme dhe

– ndiqni njerëz me pikëpamje të ndryshme nga ju.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close