fbpx

Kroaci, dy të vdekur dhe 204 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 204 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dy vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 1.268.

Në mesin e tyre 278 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 27 pacientë.

Dy pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 15.340 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 257 kanë vdekur, ndërsa 13.815 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 273.684 persona, prej tyre 6.387 gjatë 24 orëve të fundit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close