Geer: Nevojiten reforma në fushën e sundimit të së drejtës, Zaev: Nuk do të lejojmë më prolongime në rrugën e eurointegrimeve

Euroambasadori i sapoemëruar në Maqedoninë e Veriut, David Geer në konferencën e parë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, deklaroi se shpreson që së shpejti të mbahet konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e cila nënkupton edhe fillimin formal të negociatave për anëtarësimin e vendit. Ai tha se vendi në këtë fazë ka arritur mjaft, edhe në fushë e reformave por edhe në kuptimin  e zgjidhjes së kontesteve bilaterale me fqinjët, megjithatë theksoi se nevojiten ndryshime thelbësore, posaçërisht në fushën e sundimit të së drejtës, njofton Portalb.mk.

“Duhet të reformohen të gjitha fushat, posaçërisht sundimi i së drejtës që është njëri ndër klasterët kyç të negociatave sipas metodologjisë së re për zgjerim të Bashkimit Evropian. Ky është kapitulli i parë që do të hapet dhe do të mbyllet i fundit, kjo do të thotë se vendi duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme në fushën e sundimit të së drejtës deri në fund të negociatave. Po ashtu, e theksoj rëndësinë e zhvillimeve të sektor të tjerë, mbështetja e demokracisë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja e ambientit jetësor dhe ekonomi dinamike dhe të qëndrueshme, këto janë elemente thelbësore për ndryshime bindëse dhe pozitive në jetën e qytetarëve”, deklaroi Geer.

Ndërkaq, Zaev deklaroi se Qeveria ka përcaktuar rrugën e cila çon përpara drejt familjes së përbashkët me popujt evropian të unifikuar në Bashkimin Evropian. Ai tha se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të ketë prolongime në rrugën e integrimit sa i përket palës maqedonase.

“Shpresoj se diskutimi në Bruksel për kornizën negoiuese do të ketë epilog të suksesshëm më 10 nëntor në Këshillin për Punë të Përgjithshme (GAC), me çka do të jetë reale të presim që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në dhjetor.  Qëllimi ynë është që të aktivizojmë pistën e shpejtë të negociatave në kapituj me përmbushje të plotë dhe të pakushtëzuar të axhendës tonë evropiane. Sa i përket palës tonë, nuk do të lejojmë arsye për prolongime të reja. Për ne është i pranueshme principi i ri për reversibilitet të procesit nëse ka degradim të ambientit demokratik në vendin tonë. Por e theksoj, detyra jonë është që, në emër të ardhmërisë së qytetarëve dhe shtetit, të mos lejojmë që të ndodh ajo”, deklaroi Zaev.

Këshilli Evropian miratoi vendimin për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars të këtij viti. Momentalisht, në Bruksel po rrjedhin negociatat të nivelit teknik për miratimin e kornizës negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut. Nëse draft korniza miratohet, atëherë duhet të mbahet konferencë ndërqeveritare me BE-në, me çka vendet edhe formalisht fillojnë negociatat për anërasim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button