fbpx

11 shenjat që mund të tregojnë se sëmundja COVID-19 ka prekur edhe zemrën tuaj

Një studim i ri i botuar në revistën The American Journal of Emergency Medicine, konfirmon se pacientët me COVID-19 mund të përjetojnë edhe disa nga këto gjendje:

Inflamacion të muskulit të zemrës – miokarditin
Sulm ne zemer
Dështim kardiak
Rrahje të çrregullta të zemrës
Shfaqja e mpiksjes së gjakut

Ekzistojnë edhe sinjale që tregojnë shfaqjen e disa prej këtyre gjendjeve, paralajmërojnë mjekët nga Klinika Mayo, kështu që lexoni me kujdes se për çfarë bëhet fjalë, shkruan Panacea.mk

  • Ënjtja e këmbëve

Kjo është një nga simptomat e krijimit të mpiksjes së gjakut – tromb, ndërsa zakonisht shfaqet vetëm në njërën këmbë.

  • Dhimbje te këmbët

Në pulpën e këmbës, për shkak të mpiksjes së gjakut, shfaqet dhimbje e shurdhër që të kujton ngërçet.

  • Skuqja e lëkurës

“Nëse mpiksja vjen në duar ose këmbë, zakonisht ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës, e cila bëhet e kuqërremtë ose blu”, shpjegojnë ekspertët, duke shtuar se këto ndryshime të lëkurës mund të mbeten për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut.

  • Ndjenja e nxehtësisë në këmbën e sëmurë

Sërisht bëhet fjalë për mpiksjen e gjakut. Mund të keni ngëçe të forta dhe të vazhdueshme të këmbëve, dhimbje dhe ndjeshmëri kur qëndroni në këmbë. Përderisa gjendja përkeqësohet, lëkura mund të skuqet dhe të nxehet në prekje.

  • Presioni në gjoks dhe duar, që përhapet

Siklet në gjoks, si dhe në mes të kraharorit që zgjat më shumë se disa minuta ose vjen në valë. Sikleti mund të ndihet si presion i pakëndshëm, shtrëngim, djersitje dhe dhimbje. Nëse vëreni ndonjë nga simptomat, vizitoni menjëherë një mjek. Nëse vëreni shenjat e sulmit në zemër me kohë, ndërhyrja mjekësore në kohë mund t’ju shpëtojë jetën.

  • Të përzierat

Problemet e tretjes, aciditeti i lukthit, dhimbja e stomakut dhe të përzierat mund të jenë gjithashtu simptoma të sëmundjes COVID-19, por edhe të sulmit në zemër.

  • Mungesa e ajrit

Duke qenë se COVID-19 është gjithashtu sëmundje respiratore, vështirësia në frymëmarrje mund të nënkuptojë se është sulm në zemër ose COVID-19.

  • Djersë të ftohta

Kur zemra me vështirësi punon, ajo bën shumë përpjekje për të pompuar gjakun. Ju mund të përjetoni edhe ankth, ndërsa kushtoni vëmendje edhe faktit se sa djersiteni.

  • Lodhja

Kjo nuk i referohet lodhjes së zakonshme që ndiejmë në fund të ditës, por mungesës së plotë të energjisë. Mund të jetë një sinjal që diçka nuk është në rregull me zemrën tuaj.

  • Shfaqja papritmas e marramendjes

Nëse e vëreni këtë simptomë, kontaktoni mjekun menjëherë!

  • Palpitacionet

Ato janë ndjenjë e aktivitetit kardiak, por përshkruhen gjithashtu si ndjenjë e dridhjes së zemrës ose punës së shpejtë. Me këtë simptomë mund të shfaqen edhe vështirësi në frymëmarrje.

“Disa studime sugjerojnë se disa ilaçe që po përdoren për të trajtuar COVID-19 mund të shkaktojnë potencialisht komplikime të shëndetit kardiovaskular,” thuhet në studim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close